Cakaj pret Ministrin e Jashtëm të Zvicrës/ Marrëveshje për sigurimet shoqërore dhe ngritja e komisionit të përbashkët ekonomik

 Cakaj pret Ministrin e Jashtëm të Zvicrës/ Marrëveshje për sigurimet shoqërore dhe ngritja e komisionit të përbashkët ekonomik

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti sot në një takim në Tiranë, Ministrin e Jashtëm të Zvicrës, Ignazio Cassis.

Të dy ministrat vlerësuan ndërveprimin dypalësh me theks të veçantë punën e mirë për zbatimin e strategjisë së bashkëpunimit 2018-2021, si një strategji që i jep përparësi punës së përbashkët, sa i përket qeverisjes demokratike, zhvillimit ekonomik, infrastrukturës dhe shëndetësisë.

Më tej, homologët biseduan mbi rëndësinë e mbylljes së marrëveshjes për sigurimet shoqërore dhe ngritjen e komisionit të përbashkët ekonomik.

Ministri në detyrë Cakaj theksoi se, Shqipëria dhe Zvicra gëzojnë një bashkëpunim të shkëlqyer në rrafshin e diplomacisë shumëpalëshe, veçanërisht në OSBE. Gjithashtu, Cakaj bëri me dije se me Zvicrën tashmë është këmbyer mbështetja për kandidaturat e dy vendeve si anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit. Për më tepër, Cakaj dhe Cassis u dakordësuan për të thelluar bashkëpunimin teknik dhe institucional edhe në këtë drejtim.

“Përndryshe, të dy shprehëm gëzimin e pamasë që në pesëdhjetë vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona, bashkëpunimi mes nesh është jo vetëm jashtëzakonisht i mirë, por edhe gjithnjë në rritje e sipër” – u shpreh Cakaj.

Në përfundim të reagimit, Kryediplomati Cakaj i shprehu mirënjohjen Zvicrës mike për mbështetjen e pakursyer dhënë Shqipërisë  ndër vite, përfshirë procesin e rindërtimit pas tërmetit dhe procesin e menaxhimit të pandemisë COVID-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy