LSI bën thirrje: Të rrëzohet qeveria e krimit!

LSI bën thirrje: Të rrëzohet qeveria e krimit!

Për situatën e krijuar në politikë, por jo vetëm,. Pas publikimit të disa përgjimeve, ku përflitet emri i ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri i përfolur nga kushërinj të tij, ka reaguar sërish deputeti i LSI-së, Luan Rama.

Në një postim në Facebook, Rama shkruan se ajo çfarë po ndodh ka qenë e parathënë kohë më parë, ndaj dhe për këtë sipas tij duhet rrëzuar qeveria e krimit.

Reagimi

Forca e shembullit kërkon shembullin e ndarjes së qeverisë nga krimi!

Asgjë nuk është e papritur, gjithçka është parathënë: krimi dhe Rilindja është krimi në pushtet, është pushteti i blerë me paratë e krimit, nuk ka rëndësi të kushërinjve apo të komshinjve të krimit!

Forca e shembullit dhe jo shembulli i forcës, pëlqen të thotë gjithnjë Kryeministri!

Dhe që të dëshmojë se nuk e thotë për demagogji, po ja bëj të qartë se forca e shembullit, sot dhe jo nesër, kërkon shembullin e ndarjes së qeverisë nga krimi!

Reforma në drejtësi është para provës që t'u dëshmojë shqiptarëve vlerën për të cilën u miratua! Duhet rrëzuar sistemi i qeverisjes së krimit!


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy