Foto/ Tabaku: Inceneratori i Fierit sot duhet të ishte skenë krimi

Foto/ Tabaku: Inceneratori i Fierit sot duhet të ishte skenë krimi

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, publikon pamje nga inceneratori i Fierit, ku denoncon se “sot duhet të ishte skenë krimi dhe pagesat duhet të kishin ndaluar!”

Ajo thekson në një postim në rrjetet sociale se dje qytetarët panë se inceneratori i Fierit nuk ishte funksional, nuk përpunohej asnjë mbetje ndonëse inceneratori ka marrë të gjithë pagesën nga qeveria.

Që nga dita e parë që nisi Komisioni Hetimit të Inceneratorëve mazhoranca përpos avokatisë së atyre që sot janë në kërkim dhe korrupsionit ka kërkuar me ngulm vizitën tek inceneratorët. Dje, si komision ia plotësuam dëshirën dhe rezultati që pamë ishte një tjetër provë e vjedhjes së 28 mln eurove. Dje, qytetarët panë se inceneratori i Fierit nuk ishte funksional, nuk përpunohej asnjë mbetje ndonëse inceneratori ka marrë të gjithë pagesën nga qeveria. Ndërkohë që duhet të kishte përfunduar 3 vite më parë! Ndërsa live gënjehej për 180 ton mbetje që “përpunoheshin” shqiptarët shihnin godina të bojatisura por pa asnjë funksion.

Deputetët dhe mediat e panë me sytë e tyre atë godinë që është realisht një vepër krimi pasi aty nuk përpunohet asgjë. Kontratë korruptive, dhe mbi 28 mln euro të dhuruara Klodian Zotos dhe bandës së grupit të strukturuar kriminal. Një vepër në kundërshti me direktivat e BE-së, dhe që do të jetë sipas KLSH me humbje në fund të ditës. Një vepër e dhënë në procedurë korruptive, tre kriminelëve tashmë në kërkim. Vetëm në vitin e parë që do të merret në pronësi nga shteti do t’i shtohet kostoja prej 7.2 mln eurosh. Askush që ka një sens të vogël për ligjin nuk mund ta mbrojë këtë aferë. Asnjë deputet nuk mund të mbrojë këtë aferë në kurriz të qytetarëve. Inceneratori i Fierir sot duhet të ishte skenë krimi dhe pagesat duhet të kishin ndaluar!

Mund të jetë një imazh i ambiente të brendshme

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy