
Forumi Rinor i Partisë Demokratike, ka hapur garën për zgjedhjen e kreut të ri.
Përmes një njoftimi për mediat selia blu bën me dije se 28 korriku është afati i fundit për dorëzimin e kandidaturës.
Në njoftim thuhet se FRPD mirëpret të gjitha kandidaturat që do t'i bashkohen garës.
Kujtojmë që më parë në krye të FRPD-së ka qenë deputeti Belind Këlliçi.



