Kryeministri Rama ka publikuar sot disa fotografi nga ekspozita ‘Thesare të shpëtuara’.
Duke paraqitur një pjesë të ikonave të sekuestruara një vit më parë, Rama shprehet në Facebook se pas një viti kur qeveria u akuzua si grabitëse, sot ka pasuruar Muzeun Kombëtar.
“Ne tetor te 2013 sekuestruam 476 objekte te vjedhura. Gjyqi mbaroi. Mediat e kazanit te politikes se verber te baltes e mllefit, na kerdisen e s'na lane gje pa thene, duke na akuzuar deri edhe si grabites te kesaj pasurie te popullit!
Nderkohe ne punuam, me shume se nje vit, duke pastruar, dezinfektuar, kataloguar e pajisur me certifikate te personalizuar, te gjitha objektet e sekuestruara, te cilat sot ndodhen ne fondin e Muzeut Kombetar.
Ne sallat e ketij muzeu, nje ekspozite me objekte te perzgjedhura nga ky fond prej 476 objektesh, eshte çelur dje per publikun, ne diten kombetare te trashegimise kulturore.” – shkruan Rama.



