Zyrtarja e DASH, takime me Ramën dhe Alibeajn, shmang Berishën (VIDEO)

Zyrtarja e DASH, takime me Ramën dhe Alibeajn, shmang Berishën (VIDEO)

Vizita e të dërguarës së Departamentit Amerikan të Shtetit, Karen Donfried ka marrë sot vëmendjen e zhvillimeve politike në vend.

Zv/ndihmës sekretarja e Shtetit për Euro Azinë, është ndalur fillimisht në zyrën e kryeminsitrit Rama, për më shumë se 1 orë, ndërsa çështjet në fokus të diskutimeve kanë qenë vijimi i reformave dhe investimeve strategjike në vend, si dhe përpjekjet e Shqipërisë për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

Detajet për takimin i dha vet kryeministri Rama  nëpërmjet një postimi në Facebook, duke theksuar se ka mbështetjen e plotë të SHBA-së, për nismën Ballkani i Hapur.

Pas takimit me kryeministrin, Donfried është pritur në Kryesinë e Kuvendit nga përfaqësues të opozitës Enkelejd Alibeajn, Jorida Tabaku dhe Gazmend Bardhi, ndërsa ajo që vihej re ishte mungesa e përfaqësuesve të Rithemelimit.

Aliebaj në një prononcim për mediat pas takimit me përfaqësuesen amerikane, theksoi se ka mbështetjen e SHBA e cila kërkon një opozitë pro-amerikane

Të pranishëm në këto takime ishin edhe ambasadorja Amerikane yuri Kim si dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy