
Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, u bën thirrje qytetarëve të refuzojnë pagesën e Rrugës së Kombit, që pritet të vihet në zbatim duke nisur nga e hëna e 17 shtatorit. Në një postim në rrjetet sociale, Vasili e cilëson “vjedhje të turpshme” një taksë të tillë.
"Qeveria hajdute kërkon sërish që të fillojë pagesa te Rruga e Kombit, që me paratë e qytetarëve të mbushë xhepat e saj dhe të oligarkëve. Pasi i bëri lekët rrush e kumbulla për vetura luksoze, ËC e zyra për qejf të saj, tani do që t'ju rrjepë lekët qytetarëve të varfër. Qytetarët paguajnë qindra miliona euro për rrugët ndaj dhe karburantin e kanë shqepur me taksa dhe është me çmimin më të tmerrshëm në Europë krahasuar me pagat e mjerueshme të shqiptarëve. Qytetarë refuzojeni pagesën e Rrugës së Kombit se është vjedhje e turpshme", shkruan Vasili.



