Çupi: Nëse PS do i hiqte imunitetin Ballukut, do krijohej disbalancë juridike (VIDEO)

Çupi: Nëse PS do i hiqte imunitetin Ballukut, do krijohej disbalancë juridike (VIDEO)

Analisti Frrok Çupi e cilëson si të përputhshëm me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, qëndrimin e Partisë Socialiste e cila refuzoi heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

 

Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se nëse do hiqej imuniteti zonjës Balluku, do të krijoheshin disbalanca juridike. 

 

Sipas tij, SPAK është kthyer në frikë për administratorët e shtetit. 

 

Në pjesën juridike, nuk di nëse nuk e kanë kuptuar shumë njerëz, por ky është një respektim drejtpërdrejtë i vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kushtetuesja edhe pse la në fuqi pezullimin si ministre, nuk preku çështjen e masës së sigurimit dhe imunitetit. 

 

Qeveria i qëndroi të njëjtës linjë. Pjesa politike dhe parimore për të cilën foli Kryeministri, a jemi gati pas kaq vitesh të pranojmë raportet e institucioneve dhe demokracinë kushtetuese të bazuar mbi ligjin. Nëse do të hiqej mandati i zonjës Balluku, nëse do hiqej imuniteti do të krijohej një disbalancë në institucion, disave iu është hequr imuniteti dhe disave jo. 

 

Nëse do i hiqej imuniteti zonjës Balluku do i hapej rrugë jo një çështje gjyqësore, por një çështje emocionale, se SPAK kërkon arrestimin e zonjës Balluku. Nëse do të çojmë në burg njerëz që ende nuk janë gjykuar, kjo është katastrofë. Institucionet e drejtësisë janë mediokre se nuk e njohin ligjin dhe nuk e interpretojnë atë. 

 

Një Prokurori e Posaçme është kthyer në një frikë për qytetarët, sidomos për administratorët. SPAK po tenton që të ndërtojë në Shqipëri një njeri të ri të dytë. Çdo gjë që bën SPAK afekton shoqërinë. Duke burgosur kaq shumë njerëz dhe duke mbjellë kaq shumë frikë, ke krijuar idenë se kemi të bëjmë me një qytetari që nuk ka asgjë tjetër përveç vjedhjes dhe korrupsionit. Po krijohet një deformim total i institucionit dhe i ligjit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy