Sejamini: Mesazhet që solli Blinken, të dobëta dhe klishe. Me këtë vizitë çështja McGonigal vdiq!

Sejamini: Mesazhet që solli Blinken, të dobëta dhe klishe. Me këtë vizitë çështja McGonigal vdiq!

Neritan Sejamini teksa analizoi vizitën e Sekretarit të Shtetit, Anthony Blinken në Tiranë, në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, tha se fjalimet e Blinken nuk kishin ndonjë thelb të rëndësishëm.

Sipas tij ato ishin të dobëta dhe klishe dhe se me këtë vizitë çështja McGonigal vdiq.

Mesazhet ishin të dobëta, klishe. Madje edhe me detaje, na kujtoi ndeshjet e futbollit, foli edhe për Dua Lipën, që është nga Kosova. Nuk kishte ndonjë mesazh të thellë. Rëndësia e vizitës së Sekretarit, mund të trajtohet në dy aspekte. Ajo nuk është ndonjë vizitë me pasojë dhe domethënie. E vetmja gjë që ka, mban gjallë një marrëdhënie të mirë me Shqipërinë dhe Kosovën.

Kur vjen puna te perceptimi në politikën shqiptare, pasojat këtu pastaj janë të mëdha. Me këtë vizitë çështja McGonigal vdiq. E dyta, opozita është në një pozitë më të vështirë, sepse ishte krijuar ideja që po dilte nga izolimi, por me këtë vizitë kupton që qëndrimi i SHBA për opozitën nuk do të ndryshojë.

E fundit, kryeministri Rama është disa hapa para opozitës.

Opozita sajon lajme vetë dhe kënaqet, që Rama dhe SHBA janë krisur, Rama përgatiste vizitën e Blinken. Kjo është një vizitë e shtyrë me njërëzit në DASH që kanë lidhje me Shqipërinë, James O’Brien dhe Yuri Kim.

Rama është tre-katër hapa para opozitës. Opozita është në një qorrsokak.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy