Vendimi i DASH për Berishën, Çollaku: Qëndrimi i tij për Kosovën ka qenë i drejtë

Vendimi i DASH për Berishën, Çollaku: Qëndrimi i tij për Kosovën ka qenë i drejtë

“Nëse vendimi i DASH për Berishën është marrë për shkak të qëndrimeve të tij për Kosovën unë jam me të”. Kështu tha mbrëmjen e sotme nga emisioni “Arnautistan” në MCN TV deputeti Kreshnik Çollaku teksa analizonte situatën në PD. Ai gjithashtu shtoi se nëse akuza është e një natyre tjetër atëherë imunitet politik nuk mund të ketë askush në PD.  

“Ka një konfuzion në këtë histori dhe Berisha pretendon thotë se nuk ka dije për asnjë akuzë korrupsion apo çështje të paligjshmërisë. Ai pretendon se është çështje për qëndrimet e tij sidomos për Kosvën dhe nëse kjo masë ndaj Berishës është marrë për shkak të qëndrimeve të tij në raport me Kosovën, unë jam me Berishën. Edhe në rast se këtë e kanë kërkuar amerikanët. Unë mendoj se qëndrimet e Berishës kanë qenë të drejta. Jam me të për Kosovën. Por nëse akuza është e një natyre tjetër atëherë imunitet politik nuk mund të ketë askush në PD”, tha Çollaku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy