Gashi: Ka ardhur fundi politik i Ilir Metës. E ka kapur paranoja

Gashi: Ka ardhur fundi politik i Ilir Metës. E ka kapur paranoja

Pedagogu Shpend Gashi tha në “Scrolling” se mendon që ka ardhur fundi politik i Ilir Metës.

Sipas Gashit ai mund të dënohet për “shpërdorim detyre”, që mjafton për t’i djegur karrierën politike.

Gashi foli edhe për një teori konspiracioni, ku eksponentë që kanë qenë pranë Metës, tregojnë se ai po përgatit një raport për “paqëndrueshmëri mendore”.

"Për mua ka ardhur fundi politik i Ilir Metës. Kjo drejtësi po godet edhe një karrierë tjetër. Z.Meta e ka pasur ngushtësisht jetën e tij personale me politikën, që nga viti 91-92’. Nuk ka qenë ndonjëherë pa të drejtë firme. Kjo e terrorizon. Meta do dënohet por për ‘shpërdorim detyre’, aq sa për t’i fikur karrierën politike. Kjo paranojë që e ka kapur Metën, e vë re edhe në shkarkimet te Partia e Lirisë. Ai po pastron kastën e vjetër, që janë të rinj në moshë. Teoria e konspiracionit, është që eksponentë që kanë qenë afër Metës, tregojnë për një ‘paqëndrueshmëri mendore’, ky zotëria po përgatit një raport me firma mjekësh. Unë s’i besoj këto konspiracionet. Mua më pëlqen mënyra se si fantazia njerëzore, që formojnë këto lloj fabulash. Shet në radhë të dytë, por edhe idiotësi të jetë, është një alibi që mund ta shpëtojë. Edhe Berisha e godet SPAK-un por është më i kontrolluar në deklaratat publike. Z.Meta e bëri personali”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy