Edi Rama thyen heshtjen pas akuzave të PD për vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj

Edi Rama thyen heshtjen pas akuzave të PD për vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për çështjen e Fatmir Xhafës dhe akuzat e hedhur nga opozita për vëllain e ministrit të Brendshëm.

Opozita pas publikimit të audio përgjimit ku pretendohet se vëllai i ministrit Agron Xhafaj vazhdon aktivitetin e tij të trafikut të drogë.

Në një status në rrjetin social "Facebook", kreu i qeverisë thotë se po nesër përpara grupit parlamentar do të flasë edhe për ecurinë e përpjekjeve për hapjen e negociatave. 

"Jemi të gjithë njësoj?JO, s’kemi qenë asnjëherë të gjithë njësoj e s’do jemi kurrë njësoj!Nesër në 11.00 përpara Grupit Parlamentar, qëndrimi im për situatën e krijuar me Ministrin e Brendshëm dhe ecurinë e përpjekjes diplomatike drejt objektivit historik të çeljes së negociatave", shkruan Rama. 

Kryeministri Edi Rama ishte sot në një vizitë zyrtare në Parisë ku u takua me presidentin e Francës Emmanuel Macron. Në fokus të bisedimeve ishte hapja e negocjatave të Shqipërisë me BE, ku Franca është edhe një nga vendet skeptike për ti hapur dritën jeshile Tiranës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy