
Kryeministri Edi Rama do të pritet me protestë edhe në qytetin e Kukësit ku pritet të jetë sot për fushatë elektorale.
Por krahas mitingut të Ramës, PD ka kërkuar leje për një protestë.
“PD dega Kukës dhe koalicioni opozitar ka vendosur të zhvillojë një tubim urgjent në formën e marshim-protestës më datë 25 qershor.
Qëllimi i tubimit, të paktën sipas asaj që është shkruan në kërkesën për leje, thuhet se është: “Mbrojtja e demokracisë, shtetit ligjor dhe shkëputja e politikës dhe krimit si garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe qeverisje të përgjegjshme, që siguron mirëqenie dhe punësim për shqiptarët, si dhe luftë kundër korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin”, thuhet në kërkesën për leje drejtuar policisë së Kukësit.
Dega PD kërkon leje për të mbajtur tubim në sheshin Skënderbej, tek aeroporti Shtiqen por edhe në Bicaj e kthim.
Ora e fillimit të protestës do të jetë 14;00 dhe do të përfundojë në orën 22:00.
PD parashikon që numri i pjesëmarrësve të jetë më shumë se 5 mijë persona.
Rama fillimisht njoftoi se mitingu do të mbahej në orën 18:00 në sheshin “Skënderbej” , ndërsa më pas e ka zhvendosur në aeroportin e Kukësit.



