Kryeministri Rama foli gjatë bashkëbisedimit të mbajtur sot me qytetarët dhe gazetarët, mbi financimin rus të PD-së.
I pyetur nëse ka gisht në mbylljen e çështjes, duke iu referuar akuzave të Berishës, Rama e konsideroi kryedemokratin si monument të gënjeshtrave.
Rama solli në vëmendje që Berisha dikur e mbronte Bashën dhe mohonte financimin rus, duke shtuar se PS ishte e para që e denoncoi këtë çështje.
Kur e kemi ngritur këtë çështje na kanë përqeshur. Askush, një masë e madhe e mediave dhe politikës, përveç PS-së, askush s’ka marrë përsipër të thellohet në këtë çështje. Është për të ardhur keq që sot shoh shumë që janë të skandalizuar, të tronditur. Duhet të bënin detyrën e tyre. Detyra e tyre s’është që sa herë flas unë të skërmisin dhëmbët, duke përqeshur çdo gjë që ne themi sa i përket kundërshtarit”.
Pyetje: Sa gisht keni ju në mbylljen e çështjes? Berisha iu ka akuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ju...
Rama:
Ai që ju quani kryetari i PD është turpi në gojën e kudo që e sjell si pikë referimi në botën e informacionit. Është monumenti i gënjeshtrave, shpifjeve, akuzave. Është prurësi më i madh i llumit moral, gjuhësor, njerëzor, në jetën shqiptare, në historinë e Shqipërisë. Kërkoni realisht që ta marr seriozisht këtë pyetje. S’e dini ju përgjigjen. A nuk është i njëjti që me forcë mohoi çdo lidhje të financimeve ruse të PD. A nuk është i njëjti që i vuri gjoksin dhe e mbrojti me patos Lulzim Bashën. Kjo është historia e një shejtan-budallai që torolis një vend të tërë duke ju tërhequr prej hundësh të gjithë ju. Financimi rus i PD është denoncuar nga PS. Shumë shpejt do habiteni edhe për gjëra të tjera!”.



