Yuri Kim: Mos u dorëzoni. Shqipëria të vazhdojë reformën në drejtësi

Yuri Kim: Mos u dorëzoni. Shqipëria të vazhdojë reformën në drejtësi

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim është shprehur se reforma në drejtësi duhet të vijojë hap pas hapi.

Përmes një shënimi në “tëitter”, kryediplomatja e SHBA-së në Shqipëri thotë se tani është momenti për të hequr pengesat dhe për të kërkuar zgjidhje praktike për të ardhmen e vendit.

 “Shumë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë për të vazhduar zbatimi i  Reformës në Drejtësi, hap pas hapi. Nevojë për të hequr pengesat, për të kërkuar zgjidhje praktike. Mos iu dorëzoni kurrë atyre që dëshirojnë që Drejtësia të mos vijë kurrë”, shkruan Kim.

Kujtojmë se ditën e sotme ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian deklaroi se 23 ish-magjistratë që janë shkarkuar nga organet e vettingut janë nën hetim penal nga ana e Prokurorisë se Posaçme Anti-Korrupsion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy