“Deti”, Meçollari: Paqartësi kush e propozoi referimin e çështjes në Hagë, Greqia apo Shqipëria

“Deti”, Meçollari: Paqartësi kush e propozoi referimin e çështjes në Hagë, Greqia apo Shqipëria

Ish-komandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari denoncon se marrëveshja detare me Greqinë po shkon drejt Hagës dhe përmend disa paqartësi të çuditshme, lidhur me faktin nëse propozimi ka ardhur nga Greqia apo Shqipëria.

Ai thotë se është në pritje të njoftimit të ministrit së Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Dendias se Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj e firmosi autorizimin për Grupin Negociator dhe fillimin e negociatave me Greqinë për marrëveshjen speciale drejt Hagës.

Më tej përmend se në 20 tetor 2020 MEPJ të Shqipërisë Edi Rama u takua në Tiranë me homologun grek Dendias dhe se Rama deklaroi se sipas propozimit të tij, palët kanë rënë dakord që çështjen e detit ta referojnë në Gjykatën e Hagës.

Po ashtu thotë se në datën 12 prill 2023 në televizionin grek ERTNews, MPJ Dendias u shpreh se Shqipëria e ka pranuar absolutisht atë që ne i propozojmë Turqisë, variantin e zgjidhjes së çështjes në Hagë.

Meçollari ngre pikëpyetje se kush e ka bërë në fakt propozimin për ta referuar çështjen e detit me Greqinë në Hagë, Greqia apo Shqipëria.

Ndër të tjera thotë se Greqia nga viti 2015 nuk e njeh Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë dhe atë të Detit në Hamburg për zgjidhjen e kundërshtive detare me fqinjët.

A mund të lëshohet autorizimi për nisjen e negociatave me Greqinë për një marrëveshje speciale drejt Hagës, ndërsa Greqia nuk e njoh këtë gjykatë për marrëveshjen speciale që pritet të negociohet??

Në mbasditen e datës 3 qershor 2022 Grupi Parlamentar i PS përzgjodhi si kandidat për president të ardhshëm të Shqipërisë Bajram Begaj.

Kandidatura ju bë e njohur shqiptarëve po atë ditë në 19:30 nga Kryeministri Rama dhe u votua nga parlamenti në datën 4 qershor 2022 në orën 18:00.

Një javë më parë, më 27 maj 2022, gjatë vizitës në Shqipëri MPJ të Greqisë Dendias deklaroi se çështjen e detit për në Hagë do ta zgjidhim menjëherë me Presidentin e ri, që do zëvendësonte Presidentin Ilir Meta.

Dendia e paska ditur kush do jetë Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë qysh me 27 maj 2022, si dhe kë do të përzgjidhte Grupi Parlamentar i PS në 3 qershor 2023 si kandidat për President të ri.

Nga e dinte një javë më parë se shqiptarët MPJ të Greqisë Dendias kush do të ishte Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë?

Në 24 maj 2022 gjatë takimit në Tiranë me homologen Shqiptare Xhaçka, MPJ të Greqisë Dendias u shpreh se kërkonte nga Shqipëria zbatimin e marrëveshjes politike të 20 tetorit 2020 për të referuar çështjen e detit në Hagë.

MEPJ Xhaçka i kërkoi homologut Dendias “konsensus” për të referuar çështjen në Hagë, pa sqaruar ku konsistonte konsensusi.

Kompania juridike e Cherie Blair, kontraktuar nga MEPJ në vitin 2021-2022 për 1.4 milionë euro, ka deklaruar nëse Shqipëria shkon në Hagë për të gjithë çështjen për detin me Greqinë rrezikon të humbasë vijën e drejtë bazë në gjykatë, si dhe efektin e saj në një sipërfaqe prej 40 km².

MEPJ ende nuk e ka sqaruar çfarë konsensusi i ka kërkuar homologut Dendias dhe a është arritur konsensusi?

Meçollari shton se në një intervistë për VOA në 20 janar 2023 Presidenti Barjam Begaj u shpreh se “Autorizimi do të lëshohet konform kërkesës nga ana e Ministrisë për Europën dhe Punë të Jashmte dhe do të lëshohet në respekt të plotë të Kushtetutës, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe të marrëveshjeve e të drejtës ndërkombëtare”.

Sipas tij, në kushtet për firmosjen e autorizimit nga Presidenti mungojnë dakordësitë e arritura në negociatat e vitit 2018.

Për informacion, Meçollari kujton se gjatë negociatave të vitit 2018 u dakordësuan:

1-draft-teksti i marrëveshjes në pëeputhje me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese 15 prill 2010 dhe gjithashtu i referohet edhe Protokollit të Firences të 1925 për kufijtë tokësor me Greqinë, i paratifikuar nga Greqia.

-U dakodësua vija provizore me distanca të barabarta që u arrit me njohjen nga Greqia të vijës së drejtë bazë të Shqipërisë.

Ai saktëson se nga negociatat e vitit 2018 ka mbetur pa u negociuar sa do të ulet pesha e ishujve dhe shkëmbinjve në përcaktimin e vijës delimituese përfundimtare, ndërsa është rënë dakord se ishujt dhe shkëmbinjtë nuk do të kenë të drejta të plota.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy