Fatmir Mediu në një lidhe skype me ‘MCN Live’ komentoi dhe samitin e një dite më parë për Ukrainën për të cilin u shpreh Vuçiç është një lider që nuk respekton zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe se është shprehur kundër NATOs.
Ai tha se Rusia kërkon të krijojë konflikt në rajonin e Ballkanit dhe është Serbia faktori që ka krijuar probleme në vendet e rajonit. Sipas tij samiti i shërben Ramës që e përdor për interesat e veta, por duhet parë mësy pozitiv pjesa e ngritjes së njësive ushtarake.
Vuçiç bën politikën e vet ku gravitetin e ka në Moskë dhe Pekin, ai është shprehur kundër NATOs. Për më tepër Vuçiç tashëm pas zgjedhjeve është përcaktuar nga BE si lider që nuk respekton zgjedhjet e lira dhe të ndershme, kontrollon jetën politike dhe sociale në Serbi dhe natyrisht që ai bën veprimet për të ndryshuar imazhin e tij.
Kur flitet për një samit dhe do të bësh një deklaratë të përbashkët natyrisht që do arrish dhe në një marrëveshje. Rusia është me një prezencë kundër integrimit të rajonit të Ballkanit dhe për ti mbajtur të gjalla konfliktet që ekzistojnë duhej që ky raport të përcaktohej qartë.
Rusia kërkon të krijoj konflikt në Ballkan dhe nëse ka një pikë që është e rrezikshme për situatën e Ballkanit ajo është Serbia. Dhe me narrativën e vetë Serbia flet gjithmonë për kombin rus dhe nga ana tjetër provokimet i ka ta hapura ushtarake dhe situata që është në Malin e Zi është kritike dhe i vetmi aktor që i ka krijuar këto probleme është Serbia dhe ne nuk mund ta neglizhojmë këtë. Në këtë pikëpamje mendoj se deklarata mund të ishte siç është por do ishte e mundshme qartësia jonë në një samit që ka të bëjë me sigurinë. Ardhja e Zelenskyt këtu ka të bëjë më shumë me krizën e mundshme në Ballkan.
Më tej Mediu tha se Ramës i shërbeu ky samit pasi ka gjetur mekanizëm për të rritur interesin se po bëhet diçka në Shqipëri dhe në këtë pikëpamje duhet ta shohim pozitiv se është lajm që ka të bëjë me Shqipërinë.
Ndërsa sa i përket kërkesës së Zelenbskyt për prodhim municionesh me Shqipërinë ai tha se ka kapacitet që mund të bëhet, por për nevojën imediate të Ukrainës është e pamundur.
S’ka asgjë të keqe që Zelensky të kërkoj një bashkëpunim të tillë, madje duhet parë si pozitiv ngritja e një industrie ushtarake. Prandaj duhet të mendojmë mirë se si duhet ta bëjmë këtë, ka kapacitete që mund të bëhen, por për një situatë imediate që ka Ukraina është e pamundur për ta zhvilluar. Duke qenë se jemi vende të vogla dhe kemi buxhete të vogla është e rëndësishme të shohim si të lidhemi me njëri tjetrin për menaxhimin e fondeve për prokurime të përbashkëta. Do doja që në samit të kishte një pjesëmarrje dhe të Greqisë, shpresoja dhe të Turqisë dhe jo me video- konferencë për ti dhënë më tepër peshë samitit të djeshëm. Nuk u bë ndonjë diskutim i madh.
I pyetur pse nuk ishte Greqia prezentë dje, ai tha se për këtë duhet të bëjë transparencë qeveria, madje dhe për mungesën e Kosovës në samitin e sotëm.
Çështja Beleri është një nga çështjet që është ngritur nga Greqia, por nuk bëj dot aludime, me rëndësi është që të ketë një transparencë nga qeveria, dhe jo vetëm për Greqinë, por dhe për rastin e mungesës së Albin Kurtit në samitin e sotëm. Mendoj se një koordinim i qëndrimeve do ishte shumë mirë.



