Basha i përgjigjet Ramës: Nxirr përgjigjen e laboratorit për Agron Xhafajn

Basha i përgjigjet Ramës: Nxirr përgjigjen e laboratorit për Agron Xhafajn

Kreu i opozitës Lulzim Basha këmbëngul se vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa është i përfshirë në audio-përgjimin ku flitet për pazare droge, dhe se në këtë histori nuk ka aktorë për të imituar Agron Xhafën, të paguar nga opozita.

Basha kërkon që të bëhet publike ekspertiza e kryer nga britanikët në një laborator anglez që ju dërgua prokurorisë shqiptare.

Përmes një video të publikuar nga Basha në rrjete sociale, renditen në kohë deklarimet e Ramës, para se ekspertiza të nxirrte që audio-përgjimi ishte i rremë dhe zëri në të nuk ishte i Xhafës, dhe thotë se prokuroria ka vepruar me urdhër të kryeministrit për të nxjerrë në dritë atë që Rama kishte thënë shumë më herët publikisht.

" Shqiptarët po presin të shohin ekspertizën e videos. Shqiptarët po presin të dëgjojnë dëshminë e “aktorit”.  Pse i vonon?! Nxirri tani!", shkruan Basha në "Twitter".

Shefi i opozitës  thotë se shqiptarët nuk tremben dhe as ai po ashtu.

"Unë as trembem dhe as shantazhohem. Sepse nuk jam peng i krimit. Sepse kurrë nuk më ka lidhur asgjë me kriminelët. Sepse sado t’i mbrojë Rama kriminelët dhe mbrojtësit e tyre, ata të gjithë do të përfundojnë atje ku e kanë vendin", vazhdon Basha më tej.

Policia arrestoi Fredi Alizotin si personi që ka imituar zërin e Agron Xhafës në audio-përgjim, ndërsa pritet të kryhen procedurat me policinë e Kosovës, për të sjellë në Shqipëri Albert Veliun, ose "Babalen" siç ai njihet, personin që përhapi të gjithë skandalin dhe akzuat ndaj vëllait të ministrit, i mbështetur fort nga opozita shqiptare. Alizoti rezultoi të ishte kunati i "Babales".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy