Topi: PD është kthyer në një korporatë, të gjithë varen nga Berisha

Topi: PD është kthyer në një korporatë, të gjithë varen nga Berisha

Ish-presidenti Bamir Topi ka lëshuar akuza të forta ndaj mënyrës së funksionimit të Partisë Demokratike dhe lidershipit të saj, gjatë një interviste në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV.

 

Topi deklaroi se PD-ja, një forcë politike që sipas tij dikur kishte një mision historik në rrëzimin e komunizmit, sot është kthyer në një strukturë të kontrolluar nga interesat personale dhe varësia politike ndaj kryetarit.

 

Sipas ish-presidentit, funksionimi i opozitës është kthyer në një “korporatë”, ku drejtuesit politikë kontrollojnë emërimet dhe mbajnë njerëzit të lidhur përmes posteve dhe përfitimeve.

 

Të gjithë ata aty janë pjesë e një korporate që janë të emëruar nga drejtuesi i korporatës, sepse paguhen, marrin rroga të majme, gëzojnë pushtetin e opozitës dhe janë të varur nga personi në fjalë, Berisha.

 

Ai u ndal edhe te ndryshimet kushtetuese, për të cilat tha se krijuan një sistem monopoli politik mes dy kampeve kryesore.

 

Në momentin që ndryshuan Kushtetutën, krijuan monopol të emërimeve; njëri emëron nga një krah, tjetri nga krahu tjetër. Këta janë të gjithë në nevojë.

 

Topi shtoi se deputetët dhe drejtuesit politikë mbeten të varur nga kryetari, pasi sipas tij rrezikojnë të humbasin përfitimet nëse nuk respektojnë vijën politike.

 

Nëse nuk sillen mirë, Berisha nuk i fut më në lista dhe ata humbasin benefitet.

 

Në fund, ai paralajmëroi degradimin e mëtejshëm të Partisë Demokratike, duke theksuar se vendi po funksionon në një sistem bipolar të dominuar nga dy individë politikë.

 

Kjo histori ka marrë fund sepse po funksionojmë në bipolarizëm. Janë dy individë që po rrotullojnë kohën. Kjo parti shkon drejt degradimit dhe kur të largohet do të gëlltisë edhe vulën e partisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy