Kurti: Në fund të qershorit mblidhet Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë

Kurti: Në fund të qershorit mblidhet Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë

Në fund të muajit qershor do të mbahet mbledhja e radhës e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, ka bërë të ditur sot pas mbledhjes së qeverisë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Pas asaj të fundit që u mbajt më 26 nëntor në Elbasan, kësaj radhe dy qeveritë do të takohen në Kosovë.

Në lidhje me këtë, Kurti u ka kërkuar të gjitha ministrive që t’i konsiderojnë me prioritet të lartë çështjet e fushave dhe temave të marrëveshjeve me Shqipërinë dhe t’i kenë draft-marrëveshjet gati deri më datë 10 qershor.

Është tejet e rëndësishme që të gjitha ministritë ta konsiderojnë me prioritet të lartë çështjen e temave dhe fushave të marrëveshjeve me Republikën e Shqipërisë dhe të kemi draft-marrëveshjet deri më 10 qershor për shkak se në fund të muajit do ta kemi mbledhjen e radhës”.

Kurti tha se meqë kanë mbetur më pak se katër javë duhet të bëhen këto përgatitje “në mënyrë të shkojë siç duhet”.

Mbledhja e fundit e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë është mbajtur më 26 nëntor të vitit të kaluar e cila ishte mbajtur në qytetin e Elbasanit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy