Largimi i drejtorëve të bashkive, Zhllima: Rama i përdori, tani po i hedh në plehra

Largimi i drejtorëve të bashkive, Zhllima: Rama i përdori, tani po i hedh në plehra

Avokati Gylsen Zhllima thotë se largimi i drejtorëve të bashkive është tregues i qartë sesi përdoret administrata nga partia në pushtet. Zhllima tha se pas fitores së mandatit të katërt, kryeministri Rama po i jep vetes të drejtën t’i përdorë si të dojë ata që i kanë shërbyer në fushatë.  

Rama po e bën këtë për të treguar se asnjë në pushtetin qendror apo lokal nuk mund të emërohet pa pranuar ai. Kemi faktin që zoti Veliaj është në burg. Po ashtu, disa bashki duhet të shkojnë në zgjedhje sepse kryetarët janë zgjedhur deputetë. 

Në mandatin e katërt, Rama është kudo. Me ndërhyrjen në pushtetin vendor, ai merr të gjitha atributet. Në këto zgjedhje ne kuptuam që populli ynë noterizoi politikën e vjetër.  

Më 11 maj na erdhi një mesazh ne që nuk u bëmë pjesë e politikës. 11 maji legjitimoi këtë që bën zoti Rama. Shqiptarët nuk i ndëshkuan me votë, por thjesht i rikonfirmuan me votë. 

Zoti Rama kërkoi mandatin e katërt me çdo kusht. U realizua. Tani njeriu përdoret. Zoti Rama e fitoi mandatin dhe tani këtë po bën. E përdori administratën, tani po e hedh në plehra. Ata drejtorët janë të përdorshëm për zotin Rama për aq sa i donte zoti Rama. Ka një letër A4 që e plotëson zoti Rama. Administrata është bërë pjesë e PS. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy