Në një dalje nga selia e PD-së, ish-deputeti Bardh Spahia ka akuzuar kryeministrin Rama se ka gënjyer në lidhje me numrin e kiteve. Ai tha se ekspertët e Ramës përgënjeshtruan deklarata e tij se mund të bëhen 2000 teste në ditë.
“Qeveria e pa përgatitur për krizën e Covid-19. Shqipëria kishte shumë pak kite, pasi veproi më shumë vonesë pavarësisht thirrjeve tona. Rama e mbajti sekret numri të kiteve. Deklarata e tij që janë të gatshëm të bëjnë 2000 teste në ditë u përgënjeshtrua nga ekspertët e Ramës”, tha Spahia.
Ai, deklaroi se e vërteta është se na kanë mbetur 2000 teste se furnizimet i kemi kërkuar me vonesë dhe na kanë gënjyer për marrjen e masave.
“Shqipëria nuk ka një sasi të tillë për të bërë 2000 teste në ditë, por duke qenë se i ka centralizuar testeve vetëm në një laborator, nuk mund të bëhen më shumë se 500 teste në ditë”, tha ish-deputeti.
Sipas tij, numri i pamjaftueshëm i testeve na ka detyruar që deri javën e kaluar të bëjmë 50 teste në ditë duke ulur mundësitë për të zbuluar raste apo vatra të reja të infeksionit.
Spahia thekson se numri i testeve fsheh përhapjen reale të virusit.
Ai deklaroi se PD i bën thirrje qeverisë që të rrisë numrin e testimeve mes qytetarëve, kështu do të dimë dëmet reale të virusit!



