Rama: Të jesh mjek, mësues apo polic në Shqipëri është e vështirë

Rama: Të jesh mjek, mësues apo polic në Shqipëri është e vështirë

Kryeministri Edi Rama në një takim me mjekët deklaroi sot se reforma në shëndetësi kërkon kohë, ashtu si ajo në arsim.

Kreu i qeverisë theksoi se të jesh mjek, mësues, apo polici në vendin tonë është një punë e vështirë. Rama teksa u rikthye pas në kohë tha se situata tri vite më parë ishte alarmante.

“Të jesh mjek dhe mësues apo punonjës i policisë në këtë vend është vërtetë shumë e vështirë, apsi mbart me veten, mbi vete një kosto morale të krijuar në shumë vite. E cila është jashtëzakonisht e vështirë që të shlyet shumë shpejt. Në tërësi reformat japin rezultate me vonese në krahasim me nevojën. Reformat në Shëndetësi kërkojnë kohë të gjatë. Më ka bërë shumë përshtypje dhe jam interesuar për këtë gjë një Gjerorgji se perceptimi më pak pozitiv ishte për shëndetësinë. Kur vjen puna te shëndetësia mosbesimi ka një hark kohor shumë herë më të gjatë sesa në sektorët e tjerë. Kur vjen puna tek shëndetësia nuk është thjesht çështja tek një shërbim publik, por tek raporti që ka të bëjë me jetën. Ne e gjetëm sektorit në një situatë alarmante dhe unë nuk dua të bëj shumë krahasime por dua të krahasoj vetëm gjendjen e 3 spitaleve të Tiranës; QSUT, Sanatoriumin, dhe Spitalin e Traumës.”, tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy