
Lëvizja Socialiste për Integrim udhëzoi ngritjen e shtabit elektoral në 6 bashkitë për zgjedhjet e pjesshme vendore.
Udhëzimi i Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, Endrit Braimllari, i është drejtuar strukturave të partisë në bashkitë Durrës, Shkodër, Dibër, Lushnjë, Vorë, Rrogozhinë.
Në udhëzimin e LSI-së thuhet se, në momentin kur nuk është zyrtarizuar ende asnjë kandidaturë nga forcat e tjera politike, LSI ka nisur punën përsa i përket rolit të saj në to.
Sipas ligjit, LSI ka një rol të rëndësishëm në administrimin zgjedhor, përmes përfaqësuesve të saj në KZAZ, në qendrat e votimit, si dhe në tavolinat e numërimit të votave.
“Për rritjen e efikasitetit elektoral të Lëvizjes Socialiste për Integrim, udhëzoj ngritjen e shtabit elektoral në këto 6 bashki”, parashikon udhëzimi i shpërndarë në struktura.
- Ngritjen e shtabit elektoral në bashkitë Durrës, Shkodër, Lushnjë, Dibër, Vorë, Rrogozhinë, për organizimin, koordinimin dhe drejtimin e fushatës elektorale në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie, që do të mbahen në datën 6 mars 2022.
- Shtabi elektoral do jetë më këtë përbërje:
- Koordinatori Politik i Qarkut;
- Kryesia e LSI-së në bashki, kryesia e forumit të gruas dhe kryesia e forumit rinor; (bashkia Durrës, Shkodër, Lushnjë, Dibër, Vorë, Rrogozhinë)
- Delegatët e Konventës Kombëtare; (delegatët e bashkisë Durrës, Shkodër, Lushnjë, Dibër, Vorë, Rrogozhinë)
- Ngarkohet Koordinatori Politik i Qarkut për ndjekjen dhe zbatimin e këtij udhëzimi.”
Shtabi Elektoral i LSI do të drejtohet nga Koordinatori Politik i Qarkut dhe do të përbehet nga: Koordinatori Politik i Qarkut, Kryesia e LSI-së në bashki, kryesia e forumit të gruas dhe kryesia e forumit rinor, Delegatës e Konventës Kombëtare, sipas bashkive respektive.



