Masa e arrestit ndaj Berishës, Kume: Argita Malltezi akuza SPAK për veprime politike

Masa e arrestit ndaj Berishës, Kume: Argita Malltezi akuza SPAK për veprime politike

Argita Malltezi së bashku me avokatët Sokol Mëngjesi, Genc Gjokutaj dhe Klodian Skënderaj kanë zhvilluar sot një konferencë për mediat ku kanë bërë të ditur disa shkelje ligjore, sipas tyre nga ana e SPAK përkundrejt kreut të rithemelimit në Partinë Demokratike, zotit Berisha i cili është në arrest shtëpie për privatizimin e kompleksit sportiv Partizani.

Në një lidhje me studion e lajmeve MCN Tv, gazetari Mariglen Kume u shpreh se Argita Malltezi vijon ta cilësojë proces të montuar politikisht procesin ndaj Berishës dhe bashkëshortit të saj dhe se ndërrimi i destinacionit të Kompleksit Partizani u bë nga Edi Rama në vitin 2006.

 

Drupal Ad

 

 

 

Procesi ndaj Sali Berishës është politik tha zonja Malltezi dhe se Altin Dumani, Millonai dhe Kraja po bëjnë një proces fiktiv ndaj Berishës.Ajo tha se ka falsifikime nga hetuesit për procesin ndaj Sali Berishës. Ndërrimi i destinacionit të Kompleksit Partizani u bë nga Edi Rama në vitin 2006. SPAK ka bërë mashtrim topografik në çështje.

Vkm që akuzohet Berisha sipas saj nuk ka përfituar vetëm bashkëshorti i saj por shumë familje të tjera. Si detaj i ri është fakti se vetëm në muajin prill SPAK ka kontraktuar një ekspert financiar për të bërë llogaritë e zotit Malltezi dhe atë financiar që përkthehen dhe akuzat ndaj bashkëshortit të saj dhe Berishës.

Vetë zonja Malltezi ka kontraktuar dy ekspertë ekonomike për të kryer këtë analizë financiare por është marrë vetëm një dhe kjo do krijojë vonesë në këtë proces që është me qëllim pengimin e Berishës në zgjedhjet e 2025.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy