PS e para në Berat, Lefter Maliqi: Nuk i pranoj këtë zgjedhje, votat e mia janë grabitur

PS e para në Berat, Lefter Maliqi: Nuk i pranoj këtë zgjedhje, votat e mia janë grabitur

Kandidati i LSI në Berat Lefter Maliqi kundërshton rezultatin e deritanishëm në Berat, por edhe në gjithë vendin.

Me anë të një postimi në Facebook, ai shkruan se nuk do të pranojë këto zgjedhje kurrë dhe pikë dhe deklaron se votat e tij janë grabitur e blerë. Maliqi thotë se diçka e tmerrshme fshihet.

Të dashur bashkëqytetarët e mi në qarkun e Beratit. Unë, në respekt të vullnetit tuaj, nuk i pranoj këto zgjedhje, kurrë dhe pikë. Votat e mia janë grabitur, janë blerë, janë manipuluar, nga krimi dhe mafia, për mua jo vetëm në qarkun Berat por në gjithë vendin, diçka e tmerrshme fshihet. Rezultati i deritanishëm është skandaloz dhe i pavërtetë. Mbetem më i fortë se kurrë, besoj që e vërteta do të zbardhet, dhe ndëshkimi do të jetë i rëndë. Vazhdoj me kokën lart dhe me besim në Zot, drejt sfidave reale me fitore kundër krimit, drogës dhe mafies.

 

Maliqi

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy