Hoxha prezanton kryeadministratoren e re të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara: Duhet shkallë më e lartë veprimi

Hoxha prezanton kryeadministratoren e re të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara: Duhet shkallë më e lartë veprimi

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha prezantoi sot kryeadministratoren e re të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, Risena Xhaja, nga e cila kërkon shkallë më të lartë veprimi.

Hoxha vlerëson eksperiencën e gjatë të Xhajës në administratë.

Ndër të tjera ministri informon se është duke u finalizuar dhe do të dërgohet për miratim nisma ligjore për rikuperimin e aseteve.

Vlerësova punën disamujore të z. Idriz Haxhiaj, në drejtimin e AAPSK, si Kryeadministrator i komanduar.

Disa nga rezultatet e dy viteve të fundit, me shifra që ndonjëherë kapërcejnë në dyfishim, dëshmojnë seriozitetin e punës së kryer deri më sot.

Tashmë, me emërimin e kryeadministratores së re kërkojmë që këtë punë të mirë, të kryer deri tani, ta ngremë në një shkallë edhe më të lartë veprimi, me një ritëm të ri e më të shpejtë.

Agjencia është një mekanizëm jashtëzakonisht i rëndësishëm për luftën kundër krimit, përmes miradministrimit të të ardhurave të paligjshme, si goditje e krimit të organizuar në pikën më nevralgjike, që është paraja.

Si ministër i Brendshëm e sigurova kryeadministratoren, se për çdo problematikë të mbartur apo ato që dalin rrugës, do të ketë mbështetjen e plotë.

Ndërkohë, dua të informoj edhe publikun, se është duke u finalizuar dhe do të dërgohet për miratim nisma ligjore për rikuperimin e aseteve.

Zyra e Rikuperimit të Aseteve (ZRA) është projektuar si një njësi proaktive pranë policisë, sipas modelit të disa vendeve evropiane.

Kjo njësi, ndryshe nga AAPSK, do të përdorë inteligjencën policore për të ndjekur paranë apo prona me burim të dyshimtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy