Ish-ministri i Drejtësisë Fatmir Xhafaj e konsideron shkelje të rëndë ligjore si nga Ministria e Drejtësisë, ashtu edhe nga KLGJ faktin që qytetarët nuk zhvillojnë dot gjyqe për shkak të bojkotit të avokatëve.
Nga komisioni i Ligjeve ai bëri thirrje që palët të gjejnë zgjidhje, ndërsa denoncoi marrëdhënien problematike mes institucioneve të drejtësisë.



