“Balluku”/ Mblidhet Këshilli i Mandateve, mbërrijnë në kryesinë e Kuvendit prokurorët e SPAK (VIDEO)

“Balluku”/ Mblidhet Këshilli i Mandateve, mbërrijnë në kryesinë e Kuvendit prokurorët e SPAK (VIDEO)

Në orën 09:45, në kryesinë e Kuvendit ka mbërritur kreu i SPAK, Klodian Braho dhe dy prokurorët që po hetojnë Belinda Ballukun, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores. 

 

Të pranishëm në sallë do të jenë dhe 10 anëtarë të Këshillit, 5 deputetë socialistë dhe 5 nga opozita. Më 16 dhjetor të vitit të kaluar, pranë Kryesisë së Kuvendit mbërriti kërkesa për heqjen e mandatit të Ballukut. 

 

Anëtarët e Këshillit mblidhen pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e qeverisë për pezullimin e masës së GJKKO që shkarkoi nga funksionet publike, zv/kryeministren Belinda Balluku.

 

Edhe pse kryeministri Edi Rama deklaroi pas vendimit të Kushtetueses se nuk ka urgjencë për trajtimin e kërkesës së SPAK, pasi Balluku është tashmë e pezulluar dhe mund të hetohet lehtësisht, socialistët ndryshuan kurs.

 

Fillimisht ata ishin shprehur se do të prisnin zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe botimin e tij në Fletoren Zyrtare. Kushtetuesja ka thënë se po punon për ta zbardhur vendimin para afatit 30-ditor.

 

Heqja e imunitetit të Ballukut nga Kuvendi do t’i hapte rrugë arrestimit të saj, qoftë ky arrest me burg, në shtëpi apo edhe kontroll banese. Duke qenë se kjo javë është “javë e gjelbër”, pritet që raporti të votohet në seancën plenare të 5 marsit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy