Xhafaj: Pa mbështetjen e zyrtarëve, vështirë të kryehen veprimtari kriminale

Xhafaj: Pa mbështetjen e zyrtarëve, vështirë të kryehen veprimtari kriminale

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka pranuar se pa mbështetjen e zyrtarëve të shtetit është e vështirë që të kryehen veprimtari kriminale që lidhen me trafikun e drogës. Në një intervistë për "Zërin e Amerikës" ai tha se kjo është edhe arsyeja që janë bërë edhe lëvizje në radhët e policisë së shtetit.

"Nuk mund të mos e pranoj një gjë të tillë, sepse pa mbështetjen, ose pa blerë së paku heshtjen e zyrtarëve të shtetit, është e vështirë për të kryer veprimtari të kësaj natyre dhe sidomos këtu bëhet fjalë për zyrtarë që janë në agjencitë ligjzbatuese dhe që mund ta pengojnë, apo mund t’i favorizojnë veprimtari të tilla kriminale. Kjo është arsyeja që në vijimësi dhe, në mënyrë të veçantë, këtë vitin e fundit ne kemi bërë disa ndërhyrje të forta në radhët e strukturave drejtuese të policisë së shtetit, duke larguar prej tyre disa prej drejtuesve të lartë të policisë së shtetit, për të cilët ne mendonim që më së paku, kishin dijeni dhe me heshtjen e tyre dhe me mosveprimin e tyre, kishin favorizuar veprimtarinë kriminale në kultivimin e kanabisit gjatë vitit 2016", deklaroi Xhafaj.

Por ministri theksoi se nuk rezulton që politikanë të jenë përfshirë, por mbetet për të parë se çfarë do të nxjerrë hetimi. "Ajo që shpesh bëjmë gabim në Shqipëri, është që flasim ne më shumë, se sa ata që u takon të bëjnë detyrën e tyre dhe që, në këtë rast, janë prokurorët e Kimeve të Rënda. Unë shpresoj që ata do t’i shkojnë deri në fund kësaj çështje dhe kjo ishte arsyeja që në pikat e bisedimit unë e vura theksin tek nevoja për një asistencë të drejtpërdrejtë edhe në çështjen konkrete dhe sa jam unë në dijeni, drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit ka diskutuar konkretisht edhe me DEA-n edhe me FBI-në për këtë”, u shpreh Xhafaj.

Ministri Xhafaj u ndal edhe tek takimet me përfaqësues të DEA-s dhe të FBI në SHBA dhe tha se ka kërkuar mbështetje konkrete nga këto dy agjenci ligjzbatuese, si dhe ka kërkuar një agjent të FBI në Shqipëri.

Xhafaj tha se ne kemi miratuar një plan operacional të quajtur “Forca e ligjit”, i cili ka marrë përsipër jo vetëm t’i godasë këto grupe kriminale, por edhe t’i dobësojë ato, duke i prerë burimet e tyre ekonomike. Ky është paraparë që të jetë një operacion, i cili përmbledh energjitë dhe kontributet jo vetëm të policisë së shtetit, por edhe të agjencive ligjzbatuese në vend.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy