
Sipas deputetit Agron Gjekmarkaj Partia Demokratike duhet të reformohet për shkak se koncepti i pronës është shumë i fortë.
Nga emisioni “Arnautistan” në MCN TV, Gjekmarkaj tha se nga jashtë e ka parë ndryshe PD, por nga brenda siç u shpreh ai ka një koncept komunist në menaxhimin e strukturave të brendshme.
“Përshtypja ime është që e konsideron PD si pronë dhe menaxheri i ka marrë pronën dhe mua kjo nuk më pëlqen. Unë nga jashtë e kam parë ndryshe, si një parti me një fizionomi tjetër, por po shoh që koncepti i pronës ka qenë shumë i fortë dhe jo vetëm kjo por edhe koncepti komunist në menaxhimin e strukturave të brendshme dhe ndaj them që është e rëndësishme të riformatohet. Deputeti nuk është vartës, nuk mund të marrësh vendime me një grup të ngushtë, duhet ta bësh secilin të ndihet pjesë”, tha Gjekmarkaj.



