Serbia liron pas 48 orësh Milan Radoiçiçin, i ndalohet hyrja në Kosovë

Serbia liron pas 48 orësh Milan Radoiçiçin, i ndalohet hyrja në Kosovë

Lirohet nga paraburgimi njeriu që drejtoi sulmin terrorist në veriun e Kosovës, Milan Radoiçiç.

 Gjykata në Beograd ka liruar nga paraburgimi, një ditë pas marrjes në pyetje.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka refuzuar propozimin e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd për caktimin e masës së paraburgimit për Radoiçiçin, pas intervistimit.

Gjykata serbe ka vendosur që ti ndaloje atij hyrjen në Kosovë.

Prokuroria e ka kërkuar paraburgimin me arsyetimin e rrezikut të arratisjes.

“Gjykata e Lartë në Beograd ka lëshuar një deklaratë në të cilën thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake të gjykatës së lartë në Beograd, pasi ka dëgjuar të pandehurin Millan Radoiçiçin për arsyet e caktimit të paraburgimit, ka refuzuar propozimin e prokurorisë së lartë publike në Beograd për burgosjen e tij, duke iu referuar nenin 211 paragrafi 1 pika 1 të kodit të procedurës penale, pasi nuk rrezikohet që ai të largohet nga vendi.”, shkruan b92.

Sipas këtij vendimi, ai do të duhet të paraqitet në stacionin policor kompetent në datat 1 dhe 15 të çdo muaji.

Është thënë se atij i është konfiskuar përkohësisht dokumenti i udhëtimit, përkatësisht pasaporta e Republikës së Serbisë, dhe ai është paralajmëruar se mund t’i shqiptohet paraburgimi nëse i shkel të drejtat dhe detyrimet.

Ai akuzohet për blerje të armëve, municioneve dhe mjeteve shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzlla në Bosnje dhe Hercegovinë, nga janari 2023 deri më 24 shtator.

Radoiçiç e ka mohuar kryerjen e këtyre krimeve.

 Autoritetet kosovare akuzojnë Beogradin zyrtar se kanë orkestruar dhe mbështetur sulmin kriminal ndaj Policisë së Kosovës në Veri të vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy