PD nis fushatën, Bardhi: Zgjedhjen e kandidatëve ua kemi lënë qytetarëve (VIDEO)

PD nis fushatën, Bardhi: Zgjedhjen e kandidatëve ua kemi lënë qytetarëve (VIDEO)

Partia Demokratike nisi fazën e tretë të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë.

Në një deklaratë për mediat nga Kukësi, ku nisi ky proces, sekretari i përgjithshëm i demokratëve, Gazmend Bardhi vlerësoi si një hap të madh në fitoren e Partisë Demokratike lënien në dorën e anëtarësisë votimin e kandiatëve për deputetë.

“Sot, qytetarët shqiptarë me këtë proces që e nisim nga Kukësi, kanë mundësinë të shikojnë dallim midis një partie, Partisë Demokratike, që përzgjedhjen e kandidatëve ia beson qytetarëve dhe anëtarëve të saj dhe partisë së kryeministrit në ikje, që kandidatët i përzgjedh në bashkëpunim me Niçen dhe shokët e tij.

Unë dua t’i bëj thirrje çdo anëtari të Partisë Demokratike, të marrë pjesë në të gjithë Shqipërinë në këtë proces që ndodh për herë të parë në një parti politike, ku vullneti i anëtarëve dhe qytetarëve shqiptarë është ai që do të përcaktojë ekipin të cilin ne do t’i drejtohemi dhe do t’iu kërkojmë votën qytetarëve shqiptarë”, tha z. Bardhi.

Sipas tij, nisma e PD është një model që duhet ndjekur nga të gjitha subjektet politike, në mënyrë që siç tha, ‘kandidatët të mos i caktonin paratë e pista të krimit të organizuar, por kandidatët t’i caktonin qytetarët’.

“Ky është një moment shumë i rëndësishëm jo vetëm për Partinë Demokratike por edhe për Shqipërinë, ndaj dua që nga Kukësi të ripërsëris vetëm këtë apel: Ftoj qytetarët dhe anëtarët e Partisë Demokratike të bëhen pjesë e këtij procesi dhe me zërin e tyre të përcaktojnë ekipin që u sigurojnë fitoren e thellë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 Prillit të vitit të ardhshëm”, tha sekretari i përgjithshëm i demokratëve nga Kukësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy