Basha: Mungesa e reformës zgjedhore, kambanë për interesat e shqiptarëve

Basha: Mungesa e reformës zgjedhore, kambanë për interesat e shqiptarëve

Në tryezën e Partisë Demokratike “Harku Opozitar Euro-Atlantik”, kryedemorkati Lulzim Basha deklaroi se ndodhemi më pak se një vit nga data fillestare e caktimit të zgjedhjeve, sipas kodit zgjedhor dhe në një moment tërësisht të parapërgatitur nga një pjesë tjetër e politikës, për t’i mohuar shqiptarëve, përfitimet e një reforme të vërtetë zgjedhore.

Basha deklaroi se nesër është afati i fundit i komisionit të reformës zgjedhore dhe sipas tij, nuk është e rastësishme që kjo tryezë dialogu me gjithë faktorët politik, partitë politike opozitare mbahet sot pikërisht si një kambanë jo për interesat e partive politike, por për interesat e shqiptarëve që rrezikojnë t’i nënshtrohen interesave të ngushta personale të atyre që me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.

Sipas tij, ndryshimet kushtetuese përmbysën balancën institucionale, përqendruan pushtetin dhe në këtë mënyrë dëmtuan jo pak funksionimin e demokracisë, llogaridhënien politike, rolin e parlamentit dhe vet përfaqësimin e interesave të qytetarëve.

Detyra jonë në një situatë normale është hartimi ose shpalosja të një alternative të plotë dhe të besueshme qeverisëse.

Po përgjegjësia për të zgjedhur atë, apo për të vazhduar për t’u qeverisur nga monarkët e post-tranzicionit, është e qytetarëve shqiptarë. Por nuk jemi akoma aty.

Nuk jemi akoma aty sepse për shkak të 2008-ës qytetarët e kanë të pamundur të finalizojnë vullnetin e tyre.

Sepse siç e kemi parë zgjedhje pas zgjedhjesh, një jo shumicë qytetarësh, kthehet në një shumicë politike qeverisëse.

Legjitimiteti i pushtetit është thellësisht i cenuar.

Si Parti Demokratike, në kontekstin aktual të zhvillimeve ne kemi kërkuar një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura, me votim elektronik dhe numërim elektronik.

Kombinimi i këtyre rrethanave, bën të mundur dhe votimin e diasporës masivisht, efektivisht dhe pa probleme apo mundësi manipulimi.

Listat e hapura nuk i kërkojmë për veten tonë. Në fakt nisur nga interesi i ngushtë, një kryetar partie nuk do të dorëzonte një pushtet shtesë krejtësisht të pamerituar që mori me sistemin e 2008-ës.

Por listat e hapura janë një farë kompensimi për një mazhoritar të pastër dhe mundësojnë që shqiptarët të dërgojnë në parlament burrat dhe gratë që ata mendojnë se meritojnë t’i përfaqësojnë.

Por që listat të jenë të hapura dhe të mos përfundojmë përsëri në një masakër me 85 mijë vota të pavlefshme plotë 8 mandate, ndërkohë diferenca mes opozitës dhe mazhorancës është 7 mandate na duhet votimi dhe numërimi elektronik.

Votimi dhe numërimi elektronik është provuar në 4 procese zgjedhore dhe ka rezultuar i suksesshëm dhe që kundërshtohet pa asnjë argument.

Ndërsa sistemi Kombëtar jo vetëm i jep fund deformimit të votës, duke zhvleftësuar  e një qytetari në Kukës në raport me qytetarin në Vlorë vetëm për interesa të ngushta politike. 

Por bën po kështu duke e trajtuar Shqipërinë si një zonë elektorale, të heqim grykën e shishes që pamundëson efektivisht votën e emigrantëve.

Këto janë propozimet tona institucionele. Të dorëzuara në detaje në nëtor të vitit të kaluar në komisionin bipartizan të reformës zgjedhore, paketa e dytë.

Ndërkohë paketa e parë merret me problematikat konkrete të parandalimit të shitblerjes së votës, të aseteve shtetërore, të administratës publike etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy