Ndoka: Rama provokon opozitën! Duke mbajtur peng grupin Ali-Basha, po e dëmton

Ndoka: Rama provokon opozitën! Duke mbajtur peng grupin Ali-Basha, po e dëmton

Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, thotë se politika është problematike në Kuvend, ku mazhoranca është e dhunshme në raport me fjalën e lirë.

Nga studio e MCN Live, ai tha se kur kreu i opozitës kërkon fjalën është në tagrin e kryetares së parlamentit që ta lejojë, aq më tepër kur bëhet fjalë për një aferë të madhe.

Sipas tij një frymë e tillë krijon një lloj tensioni dhe e detyron opozitën të dalë në rrugë, pasi bllokon parlamentin.

Kryeministri po e provokon opozitën, e ka strategji. Janë disa raste të përsëritura me një strategji të qartë dhe mënyrë që Rama e përdor.

Roli i kryetares së parlamentit është përfaqësuese, edhe opozita ka gjysmën e kohës.

Nëse kemi në Kryeministër që flet pa limit dhe doganë, duke i fyer deputetët me emra të përveçëm, vetëm që nuk i ka sharë nga familja se pjesën tjetër të fjalorit e ka përdorur Edi Rama.

Rama përveç arrogancës së tij ka marrë peng dhe grupin Ali-Basha, duke e dëmtuar institucionin e opozitës.

Është rast unikal në 30 vite që një Kryeministër mban peng nëpërmjet procedurave gjyqësore partinë më të madhe opozitare, ky është në kufijtë e një grupi shtet.

As me partitë minore kjo nuk ndodh. Edhe unë kam pasur raste që jam përballur me drejtësinë, por kam marrë zgjidhje shumë shpejt. Kemi dhe agoninë aty brenda.

Ti me të vërtetë e ke kapur Bashën peng, por nuk mund të vazhdosh me këtë personazh dhe 7-8 mbetje që kanë mbetur në parlament, ti përdorësh kundër institucionit të opozitës.

Nuk i vendos gjykata vendimet e një partie politike, janë anëtarët që përfaqësojnë institucionet.

Se janë disa palaço kjo nuk do të thotë se do marrësh opozitën peng duke përcaktuar se kush do jetë kreu i grupit parlamentar, nuk e ka bërë as Berisha as Fatos Nano.

Ky personazh vepron pa konsensus, pa e informuar opozitën. Ka gjëra që janë përtej interesit të Kryeministrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy