Kreu i qeverisë Edi Rama është mjaft aktiv në rrjetet sociale, por ajo që të bën më shumë përshtypje është fakti se nuk nguron t’u kthejë përgjigje komentuesve dhe të bëj replikë me ta për disa nga problematikat që ata i shikojnë dhe hasin në jetën e përditëshme.
Pasi publikoi ditën e sotme në profilin e tij zyrtarë në rrjetin social "Facebook" lidhur me sektorin e energjetikës, nisën dhe replikat nga komentuesit.
Një komentuesot i ka vënë në pikëpyetje shtetin që kreu i qeverisë po ndërtonte, duke i kujtuar se vetëm 20 km nga Tirana ndodhej një fshat 6 vjet pa drita.

“Ca shteti do bosh ti mer jahu ke nji fshat 20 km larg tr ka 6 vjet pa drita shko shif njihere si jetojne dhe me kthe përgjigje”, – ka shkruajtur komentuesi.
Por i menjëhershme ka qenë reagimi i Ramës, i cili i është ‘bindur’ edhe kërkesës së komentuesit për t’i kthyer përgjigje: “Nuk e di për cilin fshat e ke fjalën ti Shpëtim se ka pasur shume të tillë para 3 vjetësh, po sidoqofte ma co emrin e fshatit qe ta ndjek! Respekte”.




