Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi i pyetur në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, nëse Partia Demokratike do të fitojë ndonjëherë zgjedhjet me kryetar Lulzim Bashën, u shpreh se duhen vendime strategjike dhe të drejta.
“Që të fitosh, së pari duhet të marrësh të gjitha vendimet strategjike që të çojnë te beteja të drejta. Më afër se çadra, të djegësh mandatet të mos hysh në zgjedhjet lokale, të provokosh situata ku ndërkombëtarët të thonë do ju shpallim organizatë të dhunshme. Gjatë negociatës së 5 qershorit më është thënë që ju keni të drejtë, por keni djegur mandatet dhe aty kupton që kemi humbur davanë. Por tani pas 4 vitesh është takimi tjetër me zgjedhjet.”, u shpreh Bylykbashi.



