Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani tha që Lëvizja Vetëvendosje është një model i mirë se si mund të menaxhohet një shtet.
I pyetur nga gazetari Sebastian Zonja se ku dallon nga “Vetëvendosja”, Shabani tha:
Jo shumë. VV për ne është një model si mund të menaxhohet më mirë një shtet. Unë besoj se VV ka qenë mjaftueshëm në pushtet për t’u gjykuar, dhe është ku e ku më mirë se ajo që kemi parë në Shqipëri”.
Shabani tha se në Shqipëri ka një trend, ku partitë e mëdha po zvogëlohen, dhe lëvizjet e reja si Nisma Thurje është dyfishuar në dy vite.
Është shumë kollaj të themi që fajin e ka populli, por votuesi ndryshon, prandaj unë e shoh edhe si edukim. Në politikë proceset marrin më shumë kohë se ç’do donim ne. Unë po shoh trendin që partitë e mëdha po bëhen të vogla. Nisma Thurje nga 2021 deri në 2023 është dyfishuar. Në momentin që e zbret mazhorancën nën 70 mandate i heq çelësin e kuadrit. Ne na duhet të fragmentizojmë pushtetin në Parlament, aty fillon dobësimi i kësaj klase politike dhe kërkon kohën e vet”.



