Ish-ministrja Olta Xhaçka dhe përfaqësues të PS gjatë seancës plenare paralajmëruan se nuk do të votojnë pro dërgimit të mandatit të Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.
Vetë deputetja akuzoi opozitën për shpifje ndaj saj duke thënë se nuk është në konflikt interesi dhe se bashkëshorti i saj ka kërkuar të marrë plazhin në përdorim.



