
Ish deputeti Ristani nga studio e ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV deklaroi se gabimet e Bashës do analizohen të gjitha, ndërsa u shpreh se Berisha ka qenë thjesht një anëtar i PD dhe nuk ka lidhje me përjashtimet e shumë demokratëve nga partia sic janë Patozi e shumë të tjerë.
Gabimet e Lulzim Bashës sigurisht që do shqyrtohen edhe për përjashtimet e bëra nga partia, ku përgjegjësia është vetëm e Bashës sepse ai i ka hequr. Berisha ka qenë një anëtar i PD.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i gazetares Anila Basha e cila në kundërpërgjigje i tha se kjo është një gënjeshtër që i tregoni shqiptarëve, pasi sipas saj kreu aktual i opozitës ka qenë një kukull e Berishës.
Kjo është një gënjeshtër e madhe që ju i tregoni shqiptarëve. Basha ka qenë një kukull e Berishës. Berishën mos e përjashtoni nga ajo që ka ndodhur deri tani në PD. Basha tani fitoi pikë pas vendimit për të larguar Berishën.



