Kreu i Partisë së Demokratëve në Greqi, Andreas Lloverdhos, i shoqëruar nga Kreu i PBDNj-së Vangjel Dule sapo ka mbërritur ne I.E.V.P Fier, ku do të takohen me ish- kandidatin për bashkinë e Himarës Fredi Beleri i dënuar nga gjykata e Posaçme për blerje votash me dy vjet heqje lirie.
Në deklaratën e tij të shkurtër për mediat kreu i demokratëve grekë Andreas Loverdhos, e ka përkufizuar vendimin për dënimin e Belerit si shkelje e të drejtave të njeriut dhe të kushtetutës, gjë që do ti kushtojë Shqipërisë pak mundësi në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian.
SPAK kërkon 2 vite e 6 muaj burg për Belerin, pasi akuzohet për veprën penale të shitblerjes së votave në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, kur ai garoi nën siglën e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.
Avokatët e Belerit e kanë çuar çështjen në gjykatë Kushtetuese pasi Beleri kërkon të betohet se kryetar bashkie i Himarës, gjë që është refuzuar nga gjykatat e tjera.



