Bushati rikthehet në SHBA, ftesë nga këshilltari i Donald Trump

Bushati rikthehet në SHBA, ftesë nga këshilltari i Donald Trump

Vetëm pak ditë pas përfundimit të vizitës së tij në SHBA, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati do të rikthehet në Uashington.

Sipas një burimi të "Top Channel" në kryeqytetin e Amerikës, Bushati do të udhëtojë më 19 prill, ku ai do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë si i ftuari i leitnand gjeneralit McMaster, këshilltari i presidentit për sigurinë kombëtare, njëri ndër tre “gardianët” e banorit të ri të Zyrës Ovale. 

Ky i fundit u zgjodh nga Trump si një ndër personat më të afërt të tij, pas një karriere të gjatë në Ushtrinë Amerikane, duke nisur që nga Lufta e Gjirit, deri tek luftrat në Irak dhe Afganistan. 

Ministria e Punëve të Jashtme nuk e mohon dhe as e pohon këtë lajm, por mendohet se tema kryesore e bisedës do të jetë rajoni, ku Shqipëria ka pasur një rol mjaft aktiv vitet e fundit. 

Ky takim vjen pasi kreu i diplomacisë shqiptare u takua në Uashington me homologun e tij amerikan Rex Tillerson, gjatë takimit të Ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global Anti-ISIS, ku mes tyre është konfirmuar edhe njëherë bashkëpunimi për të luftuar Shtetit Islamik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy