
Deputeti Tritan Shehu ka reaguar pas deklaratës së Enkelejd Alibeajt ku tha se PS është tërhequr nga marrëveshja për Presidentin. Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Shehu shkruan se Balla vetëm i vuri në lojë ata “skllevër” të pa përgjegjshëm përballë tij.
Me sa turp përfundon kur behësh një “lodër” ne duart e Ramës! Ai mbasi te përdor te flak, edhe për te të pashtruar, gjë qe ne fakt këto “lodra” e meritojnë plotësisht atë. Kështu përfundon!
Para pak minutash mora një njoftim depersonalizues nga ata, që i hynë asaj loje të turpshme, pçr tu bërë “gjethe fiku” e Ramës. Anulonin atë mbledhje të orës 16 të “grupit parlamentar” ku, siç kishin deklaruar do të votonin për të zgjedhur “Presidentin”, në një grup jo më të madh se rreth 20 deputetë.
Dhe kjo mbas asaj komedie që u luajt “live” nga Kryesia e Kuvendit, ku Balla vetëm i vuri ne loje ata “skllevër” te pa përgjegjshëm përballë tij. Dhe ku Alibeaj u tregua i gatshëm jo vetëm ta përçaje opozitën e PD, por ta katandiste atë në rreth 10 deputetet, aq sa i duheshin PS për te arritur “numrin e cilësuar”, pra në realitet ai e nxori ne “shitje” atë. Nuk e di pse po me kujton kjo Esat Pashën, kur po “shiste” Shqipërinë!
Për hir të së vërtetës i paralajmëruan edhe autoret e asaj komedie denigruese, por dhe disa aktorë që u përfshinë ne atë…ndoshta pa u thelluar në atë çfarë po ndodhte. Sidoqoftë shpresoj ajo çfarë ndodhi të jetë një “mësim” i mirë për të dytët, se të parët siç duket e kanë marrë rrugën e ….



