Gazetari Mentor Kikia në MCN Live foli për fushatën e zgjedhjeve vendore të 14 majit ku u shpreh se politika është marrëdhënie me publikun.
Duke u ndalur tek fushata që po ndjekin socialistët ai tha se asnjë politikan nuk i realizon dot të gjitha premtimet dhe në vend që të ulen në bankën e të akuzuarve kanë shpikur tallavanë. Sipas tij, opozita po bën politikë në terren sepse nuk është në kushte për të fituar terren përmes kërcimit.
Jemi në fushatë dhe secila palë përpiqet në çdo formë dhe fushata përfshin dhe premtimin dhe projektin, dhe qytetarin se bind thjesht duke i thënë se ky është kanali apo rruga që do bëj në lagjen tënde. Socialistët në pushtet do duhej të uleshin në bankën e të akuzuarve dhe do duhet të jepnin shpjegime se çfarë ata nuk kanë bërë, por përballë kësaj kanë gjetur një artificë që quhet fabrikime të ngjarjes, kanë shpikur vallen. Budalla është Rama ti thotë atyre të Paskuqanit çfarë hallesh keni, ai i fut një valle aty sepse të gjithë ranë në kurthin e gjetjeve të socialistëve. Edhe mediat transmetuan të gjithë atë dhe opozita mori vallen dhe tha shiko çfarë kryeministri karagjoz kemi. Por jo Rama nuk është budalla, ajo është një gjetje për të hequr vëmendjen nga problemet e publikut dhe për ta përqendruar me këtë valle.
Në vijim ai shtoi se maxhoranca dallohet që me piarin kanë lozur shumë, ndërsa opozita nuk ka kohë për valle sepse sipas Kikisë, asaj nuk i duhet të kërcejë asaj i duhet ta mundë kërcimin me gjëra konkrete.
Opozita është në terren duke projektuar çfarë do bëjë dhe opozita nuk luan dot me fushatë politike. Opozita ka zgjedhur që fushatën ta bëjnë kandidatët, fushatë teknike prandaj nuk shohim shumë praninë e Berishës apo Metën. Kanë zgjedhur që fushatën e tyre ta bëjnë kandidatët në rrugë.
Ndërsa sa i përket bashkive, Kikia tha se Rama po merret vete me Durrësin dhe Shkodrën, ndërsa Tiranën ja ka lënë fushatën në dorë Veliajt.
Basti është i vështirë në politikë sepse qoftë pjesëmarrja në tubime nuk është tregues, ka një etalon që është vendosur këtu fushata referendare e ‘94 po të shikoje prezencën e qytetarëve në mbështetje të Berishës dhe në fund referendumi u humb nga demokratët. Në fund pjesa më e madhe e votuesve janë në shpi dhe jo ata që dalin në rrugë në këto takime. Zakonisht qëndrimi i gjatë në pushtetet ka favorin se krijon rrethin, por ka riskun se je konsumuar. Kështu që në këtë drejtim Veliaj sa i favorizuar është po aq dhe i pavarizuar. Durrësi dhe Shkodra kërkohen më me forcë nga socialistët, sidomos në Shkodër po e kërkojnë fitoren më me forcë si njëlloj sfide për ta marrë këtë kala. Ndërsa në Tiranë Rama ja ka besuar fushatën Veliajt.



