Shkarkimi/ Imeraj: Gati të nxjerr çdo detaj të pjesës së padukshme të procesit

Shkarkimi/ Imeraj: Gati të nxjerr çdo detaj të pjesës së padukshme të procesit

Ish kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV,  duqke folur për shkarkimin e saj u ndal fillimisht në dy pika reforma në drejtësi dhe vettingu.

Ajo tha se nuk do donte që reforma të konfondohej me një proces individual si ai i Elizabeta Imeraj. Sipas saj jeta vazhdon dhe ajo është gati të nxjerr çdo detaj të asaj pjese të padukshme të procesit si është analizuar dhe vendosur për të.

Është folur për vite si ka funksionuar reforma, apo dhënia e vendimeve nga prokuroritë dhe gjykatat ndër vite. Qeveria vendosi të reformojë sistemin e drejtësisë duke ndjekur një sërë rregullash. Reforma u mbështet dhe nga partnerët ndërkombëtarë, për disa vite u krijuan studime dhe më pas u konkludua me miratimin në 2017 me votat e deputetëve. Kur flasim për reformë në drejtësi është menduar nga çdo qytetar si një shpresë drejt të ardhmes drejt faktit se do të kemi një trup gjyqtarët dhe prokurorësh të guximshëm dhe të pavarur për tu përballuar me elementë të rrezikshëm. Kjo ishte ajo çfarë ishte reforma në drejtësi në sytë e mi dhe të publikut.

Por sot kanë kaluar 5 vjet dhe për të bërë një analizë se çfarë ka ndodhur dhe ku jemi ky është një problem i dytë. Por mqs është tejçuar jo vetëm nga ju por dhe në mediat e tjera shkarkimi apo procesi i vetingut të Elizabeta Imeraj do doja ta prezantoja për të gjithë publikun meqë e njoh mirë një përplasje e zhurmshme por dhe shumë analistë që ndoshta s’kanë pasur dijeni kanë tentuar dhe guxuar dhe paragjykuar solli si rezultat shkarkimin tim nga detyra. Jeta vazhdon, jo çdo e keqe vjen për keq prandaj do jem në dispozicion për të nxjerr çdo detaj të asaj pjese të padukshme të procesit si është analizuar dhe vendosur. Ajo çfarë ju duhet të dini është procesi në tërësi ajo pjesë e padukshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy