
Pas seancës parlamentare kryeministri Edi Rama shkoi në Presidencë.
Gjatë këtij takimi Rama mori dekretin nga Presidenti Begaj për qeverinë e re.
Pas leximit të emrave dhe ngritjes së sekretariatit të përkohshëm të Kuvendit vetëm me pjesëmarrjen e mazhorancës paraditen e kësaj të premteje, seanca e radhës për betimin e 140 deputetëve të rinj, u shty për në orën 17.00 të pasdites së sotme.



