Ruçi takim me Hotin: Të vazhdojë dialogu me Serbinë, në koordinim me ShBA e BE

Ruçi takim me Hotin: Të vazhdojë dialogu me Serbinë, në koordinim me ShBA e BE

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, dhe delegacionin qeveritar, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Kosovës janë vëllazërore dhe të shkëlqyera. Bashkëpunimi midis dy vendeve është strategjik, stabilizues për rajonin dhe orientues për perspektivën euro-atlantike.

Shqipëria po konkretizon partneritetin strategjik e gjithëpërfshirës me Kosovën, duke e bërë atë një model dhe inkurajim për bashkëpunimin rajonal.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, vlerësoi programin e ri të Qeverisë së Kosovës dhe nënvizoi nevojën e marrjes së përgjegjësive për të çuar përpara procesin e dialogut me Serbinë, në koordinim me partnerët strategjikë të Kosovës, Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke hequr kështu çdo pengesë për rinisur dialogun Kosovë – Serbi.

“Shqipëria mbështet fuqishëm Dialogun Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga BE-ja. Rezultati përfundimtar duhet të jetë një Marrëveshje e detyrueshme ligjore, që mundëson njohjen e ndërsjellët mes dy vendeve, anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe BE, si dhe trajtim të drejtë të minoriteteve, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Është shumë i rëndësishëm arritja e një konsensusi të brendshëm përsa i takon qëndrimit ndaj Dialogut. Mendojmë se procesi duhet të jetë gjithëpërfshirës, në funksion të forcimit të pozitave negociuese të Kosovës me Bashkimin Europian. Duhet të kemi e të tregojmë besim ndaj partnerëve strategjikë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.”, theksoi Ruçi.

Kryeministri Avdullah Hoti, duke falenderuar Kryetarin e Kuvendit për pritjen e ngrohtë dhe vëllazërore, vuri në dukje se, “Qeveria e Kosovës do të thellojë e zgjerojë bashkëpunimin me Shqipërinë, duke synuar konkretizimin e marrëveshjeve të nënshkruara midis të dy qeverive. Koha kërkon prej nesh qëndrime të matura e me qetësi, prandaj ne do të vazhdojmë dialogun me Serbinë dhe po përgatitemi seriozisht për Samitin e Parisit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy