
Kryeministri Rama deklaroi se nga 1 shtatori do të hapen aplikimet që fermerët të cilët kultivojnë grurë të mbështeten me 30 mijë lekë për çdo hektarë të mbjellë.
Në një postim në “Facebook” kreu i qeverisë shkruan:
Të gjithë fermerët shqiptarë që kultivojnë grurin në tokat e tyre, do të mbështeten financiarisht nga qeveria me 30.000 lekë për çdo hektarë të mbjellë
Duke filluar nga data 1 deri më datë 23 shtator aplikimet do të kryhen online në e-Albania, dhe përfitues do të jenë si fermerët individualë, ashtu edhe Shoqata të Bashkëpunimit Bujqësor, si dhe persona fizik ose juridik. Aplikantët mund të asistohen nëpërmjet numrit jeshil 08008383, nga specialistët e Agropika-ve dhe Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në territor”.



