Çela: Problemi kryesor me të cilin përballet organi i akuzës, pastrimi i parave

Çela: Problemi kryesor me të cilin përballet organi i akuzës, pastrimi i parave

Kryeprokurori Olsian Çela ka raportuar sot në Kuvend në lidhje me problematikat e Prokurorisë. Mes disa çështjeve kryesore, ai ka evidentuar se problemi kryesor me të cilin përballet organi i akuzës është pastrimi i parave. Sipas Çelës, ligjet janë të mira, por problemi qëndron te moszbatimi i tyre.

Ne ligjet i kemi shumë të mira. Problemi jonë është zbatimi. Policia gjyqësore. OPGJ nuk kishte asnjë të dhënë. Grupi i kontrollit ka qëndruar nga 6 muaj deri në një vit për të gjetur dosjen. Kemi bërë maksimumin. Kemi nxitur në çdo mbledhje. U kam kërkuar kontroll Policisë Gjyqësore. Dhe prokurorët raportojnë dhe kërkojnë masa për ta. Ajo që ne kemi menduar dhe jemi në kontakt me ekspertë. Ne do kemi mundësinë tani të kemi një prokuror dhe një OPGJ.

Më tej ai theksoi se nuk mund të fshihen më prokurorët pas justifikimeve ku 5 veta punojnë dhe të tjerët fshihen.

Ky do ketë indikator i mirë për ne për të kuptuar ku janë shqetësime. Si ka mundësi që asnjë drejtues prokurorie nuk ka sjellë sot asnjë rast. Pse ndodh kjo? Ndoshta ka diçka që duhet plotësuar. Prokurori i Përgjithshëm e ka bërë plotësisht detyrën e tij në këtë drejtim. Politika penale. Ne kemi prioritet pastrimin e parave. Prokurori i përgjithshëm mori përsipër për këtë aspekt. Pastrimi i parave jam dakord. Çfarë ndodh sot në Shqipëri. Nga ndërtohen këto që ndërtohen. Unë e kam shprehur këtë shqetësim. Sa referime ka sot nga drejtoria e tatimeve për seksionet e prokurorisë që merren me pastrimin e parave.

Në fund ai u shpreh se Prokuroria më e dobët në seksionin e pastrimit të parave është prokuroria më e madhe në vend (Tirana).

Ky është problem. Duhet ta themi. Performon prokuroria e Fierit dhe Durrësit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy