Valë "përjashtimesh" në PD, Noka largon deputetët që s’u rizgjodhën para se të mbledhë strukturat

Valë "përjashtimesh" në PD, Noka largon deputetët që s’u rizgjodhën para se të mbledhë strukturat

Një pjesë e mirë e deputetëve të Partisë Demokratike nuk do të jenë më në grupet e strukturave të partisë. 

 

Me afrimin e nisjes së legjislaturës së re, mësohet se ka filluar edhe reformimi i grupeve të komunikimit në Whatsapp. 

 

Burime brenda partisë bëjnë të ditur se deputetët në detyrë janë larguar jo vetëm nga komunikimet e grupit parlamentar, por edhe nga ai i Këshillit Kombëtar. 

 

Ata pritet të zëvendësohen nga deputetët e rinj që siguruan mandatin në zgjedhjet e 11 majit. 

 

Deputetët që po mbyllin mandatin nuk do të aksesojnë dot as njoftimet e Këshillit Kombëtar, pasi siç tregojnë fotot janë përjashtuar nga grupi, i cili menaxhohet nga Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy